DUPLEX TE LAKESIDE RESIDENCE FARKE
Bella Vista Real Estate · Lakeside, MT · 3 wk ago
Full-time
Zbuloni jetesën e qetë dhe elegante pranë natyrës në zemër të Farkës, vetëm pak metra nga liqeni, në një nga zonat më të bukura dhe elitare të Tiranës. Lakeside Residence është projekti i radhës që kombinon arkitekturë moderne, ndërtim cilësor dhe ndjesinë unike të jetesës pranë ujit e gjelbërimit.
Të dhënat e pronës
- Tipi: Duplex
- Sipërfaqe Neto: 138 m²
- Sipërfaqe e Përbashkët: 16 m²
- Sipërfaqe Parcela: 95 m²
- Dhoma gjumi: 3
- Tualet: 3
- Kati: 1-2
Një zgjedhje ideale për familjarë ose investitorë që kërkojnë cilësi, privatësi dhe qasje të drejtpërdrejtë me natyrën.
Avantazhet e Projektit dhe Teknologjisë së Ndërtimit
- Fasadë e ventiluar + sistem kapot – garantojnë izolim maksimal termik dhe akustik.
- Efiçencë energjie – ulje të ndjeshme të kostove të energjisë dhe ambient i shëndetshëm jetese.
- Ajër i pastër dhe ambient pa lagështi – falë teknologjisë së fasadës që lejon qarkullimin natyral të ajrit.
- Materiale ndërtimi të qëndrueshme dhe jetëgjatësi e lartë e strukturës.
- Zhurmë minimale dhe komoditet maksimal.
Lakeside Residence është gjithashtu vend ideal për investim në një treg që po rritet ndjeshëm, me perspektivë të qartë zhvillimi urban dhe afërsi me zona rekreative.